Bazuar në një mesazh zanor që po qarkullon në rrjetet sociale, ka reaguar edhe vetë kryeministri Edi Rama.
Bëhet fjalë për një audio ku një vajzë shprehet se ka 12 raste me koronavirus në Shqipëri dhe shtetit po e fsheh të vërtetën.
Por shefi i qeverisë thotë se bëhet fjalë për të njëjtët zëra që disinformuan qytetarët për tërmetin duke përhapur panik.
Mesazhi i plotë:
🔴KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM
🔴TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM
🔴MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI GATI TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM E PROFESIONALIZËM TË LARTË