Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka vlerësuar Ramën si kryetar i Zyrës së OSBE pasi sipas tij kryeministri shqiptar ka qasje kontruktive për të krijuar kushtet për dialog.
Ai thotë se në OSBE ka fituar retorika sulmuese për të nxehur polemikat në vend dhe për të mos gjetur një zgjidhje pasi edhe situata globale është komplekse dhe ka ndikimin e vet në OSBE
”Jemi të lumtur që ju urojmë mirëseradhjen në kryeqytetin rus. E vlerësojmë përpjekjen tuaj për tu këshilluar me Federatën ruse duke ditur që kryesoni organizatën. Dihet që situata globale është mjaft komplekse dhe kjo ka ndikime në OSBE.
Për fat të keq ajo çfarë ka fituar më shumë në OSBE është retorika sulmuese dhe përpjekjet për të nxehur polemikat në vend për të gjetur një zgjidhje dhe dialog në vend.
Në këtë situatë një person drejtues është i rëndësishëm për të krijuar kushtet konstruktive dhe në fjalët tuaja ju keni treguar këtë qasje dhe ju mbështesim.
Patjetër sot do të kemi shansin të shkëmbejmë axhendën dypalëshe si dhe të diskutojmë.”- tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.