Me ndryshimet në Kodin Rrugor, pritet të ashpërsohen masat për shoferët që përdorin celularin. Nëse je duke i dhënë makinës, dhe thjesht mban celularin në dorë, gjoba propozohet të jet ë5 mijë lekë. Nëse i jep makinës duke folur në telefon, gjoba rritet në 10 mijë lekë.
Më e lartë gjoba është nëse e përdor telefonin duke shkruar teksa je në timon, në një vlerë që propozohet të jetë 15 mijë lekë.
Po kështu, Ministria e Brendshme propozon që këshillimi nga efektivët rrugorë për shkelje të lehta në rrugë, të mos jetë thjesht gojarisht, por të administrohet në sistemet e policisë.
Nëse brenda 1 viti, shoferi konstatohet me të njëjtën shkelje për të cilën thjesht është këshilluar (pa masë administrative), atëherë atij i vendoset masa maksimale e parashikuar për shkeljen.
Sakaq, të gjithë shoferët e automjeteve të cilët do të konstatohen se drejtojnë makinën nën efektin e alkolit, përveçse do të arrestohen nga policia siç ndodh aktualisht, me ndryshimet në Kodin Penal është bërë një shtesë. Nëse shoferi konstatohet me pije alkoolike nga ora 19:00 – 06:00 të mëngjesit, propozohet që gjoba të jetë 30% më e lart