Është përcjellë për në banesën e fundit, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha që u nda nga jeta të mërkurën në moshën 99-vjeçare.
Në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm të afërm të familejs Hoxha dhe miq, por ka rënë në sy mungesa e djalit të vogël të saj Sokolit.
Kujtojmë se mes bashkëshortes së tij Liljana dhe nënës Nexhmije ka pasur përplasje dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë të shkëputura prej kohësh. Nexhmije Hoxha u nda nga jeta dje në banesën e saj në Laprakë për shkaqe natyrale.