Rama për Metën: Presidenti ka më shumë se një shtëpi. Luks i madh të merrem me të

AKTUALITET


Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 2 marsi, datë në të cilin presidenti Ilir Meta ka thirrur qytetarët që të marrin pjesë në një manifest kombëtar, kundër atij që ai e cilëson grusht shteti, vjen një koment nga kryeministri Edi Rama.


Teksa ishte i pranishëm në aktivitetin ku po prezantohet projekti për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, Rama nuk i kursehu ironitë, ndërsa theksoi se presidenti ka shtëpi, ndërsa ai ishte aty për ta që jetonin në çadra. Në këtë linjën ai theksoi se ishte luks i madh për të që të merrej me presidentin.

“Presidenti e ka shtëpinë. Më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra dhe presin që të futen ën shtëpinë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit. Unë nuk merrem me Presidentin. Është shumë luks i madh për mua të merrem me Presidentin.”, tha ai.



Skip to toolbar