Vetëm pak minuta pasi Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shpërndau mesazhin për qyetarët e saj, lidhur me tubimin politik të Ilir Metës më 2 Mars, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook, është përgjigjur se nuk ka asnjë alert për datën 2 mars. Madje Blushi nuk kurseu as ironinë drejtuar qytetarëve shqiptaro-amerikan, kur i ftoj ata të jenë pjesë e
“Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetute e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së.” – shkruan Blushi.
Sipas tij, askush nuk duhet të shqetësohet pasi, alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese. “Të gjithë më 2 mars për Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit. Për Shqipërinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar! Zoti e bekoftë miqësinë e palëkundur shqiptaro-amerikane!” – e mbyll postimin e tij Blushi.