Haradinaj i përgjigjet Ramës: Pas kthimit nga Moska, po vepron pa humbur kohë

AKTUALITET


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante në “facebook” se “Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia”.

Haradinaj shkruan në “facebook” se “është i kuptueshëm frustrimi i Ramës ndaj meje, pasi nuk ma fal dot që i prisha planin serbomadh”. Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Rama po vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrov, pas kthimit nga Moska.

Mesazhi i Haradinajt:

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.



Skip to toolbar