Botuesi Henri Çili është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Përmetit duke e lënë në detyrim paraqitje. Çili do të paraqitet një herë në muaj para Gjykatës. Ndërkohë ‘BalkanWeb’ raporton se janë rrëzuar akuzat e prokurorit duke i konsideruar si të paligjshme.
Çili dhe dy avokatët e tij u paraqitën mbrojtjen në seancë ku theksohej se botuesi kishte një studio ligjore për ndërmjetësime, lobime dhe procese gjyqësore.
Avokati Ardian Visha tha se dy akuzat për Çilin, mashtrim dhe ndikimi i paligjshëm tek një zyrtar i lartë i drejtësisë nuk mund të qëndronin bashkë sidomos kjo e dyta që nuk mund të ngrihej ndaj Çilit si pronar i një studioje ligjore.