Shtohen rastet me koronavirus edhe në SHBA, raportohet viktima e dytë

BOTA


Rastet e para me koronavirus janë raportuar në Florida dhe Nju Jork gjatë të dielës. Ndërkohë që zyrtarët në Washington kanë konfirmuar se një person i dytë ka vdekur në ShBA nga virusi vdekjeprurës.

E infektuara në Nju Jork është një grua në fund të 30-ave, e cila u infektua gjatë udhëtimit për në Iran.

Aktualisht është izoluar në shtëpinë e saj. “Pacientja ka simptoma respiratore dhe po kontrollohet që kur ka mbërritur në Nju Jork”, tha guvernatori Andrew Cuomo.

Departamenti i Shëndetësisë së Shtetit të Nju Jork tha se pacientja shkoi në spital në Manhattan pasi shfaqi simptomat me virus.

Guvernatori tha se testimet rezultuan pozitive nga laboratori i Nju jorkut.



Skip to toolbar