Deklarimi i pasurisë, Denaj: Tarifa që do të paguhet e ulët, frymëmarrje bankave për kredi

AKTUALITET


Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, u shpreh se tarifa që do të paguhet për deklarimin e pasurisë në kuadër të amnistisë që do të bëhet, do të jetë e ulët.

“Kjo nismë është për të gjitha bizneset që nuk kanë ngjyrim politik. Do të bëhet diferenca mes atyre që kanë punuar dhe atyre që kanë realizuar me apo pa deklarime me veprimtari të paligjshme, kjo do të jetë e mirë markuar. Do i bëjë mirë të gjithë procesit të konsultimit publik, që nuk do të jetë shumë i gjatë. Për të marrë parasysh një zhvillim ekonomik.

Sektori bankar e ndjen këtë, prej janarit të 2018 në kredidhënie ka një ngërç dhe kjo do i japë frymëmarrje edhe kreditimit. Kjo nuk ka të bëjë me parti dhe në këtë proces do të donim ta shikonin të gjithë në këtë format. Kemi folur për disa shifra, është një tarifë e ulët. Jemi duke e diskutuar, do të kemi edhe mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë”, u shpreh ministrja Denaj. 



Skip to toolbar