Pak përpara nisjes së tubimit, Ilir Meta me anë të një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve duke deklaruar se “Pranvera Kuq e Zi” që nis sot, nuk do të përfundojë deri në rivendosjen e sovranitetit të në vend. “Liri Demokraci. Për Shqipërinë si gjithë Europa. Sot më 2 Mars” – mbyll fjalën e tij Meta.
Shtatë persona pritet të flasin në mitingun e thirrur nga Ilir Meta, ndërsa vetë presidenti do të flasë i fundit.
Mediat raportojnë se në përfundim do të ketë një betim dhe do të firmoset një dekret.
Një ditë më parë, kreu i shtetit paralajmëroi një kallëzim në SPAK për mënyrën si kaloi në Kuvend ligji për tatimin për dividentin, duke i bërë thirrje sipërmarrësve të dalin në bulevard.
Në podiumin ku do të mbahen fjalimet, organizatorët kanë vendosur një tryezë ku do të firmosë Ilir Meta.
Ndërkohë, Presidenca ka dhënë pak detaje:
“Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë manifestimin të jashtëzakonshëm mbarëkombëtar, ku do të firmoset një dekret, do bëhet një votim dhe do shpallet një betim! Sot nis pranvera e pandalshme kuqezi! Për Kushtetutën, Për Republikën, Për Shqipërinë, Për Kombin”,