Rama (nuk) komenton Metën: Lëreni tersin në Presidencë

AKTUALITET


Teksa ka prezantuar projektin e rindërtimit me banorët e Thumanës, kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë sjelljen e Presidentit.

I pyetur nga një banore rreth Ilir Metës, Rama ia ka ndërprerë fjalën duke vijuar bashkëbisedimin për shtëpitë e reja pas tërmetit.

“Mos na sill ters këtu. Iku tersi, leje tani. Mos na sill ters në Thumanë. Nuk rrini dot ju. Lejeni tersin atje në Presidencë…” – tha Rama në takim



Skip to toolbar