Në fjalën e tij në Parlament, kryeministri Edi Rama mbrojti sërish ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj e vënë së fundi nën fokus të akuzave të Presidentit të Republikës.
“Si mund të sulmohet nga maja e pirmaidës së shtetit Ministrja e Drejtësisë, e cila falë kurajës së saj ka hapur një llogari që të tjerë jo nuk guxuan, po as nuk i shkoi nëpër mend. Përkundrazi i bënin llogaritë me krimineletë. Ajo konceptoi 41 BIS, e dini ç’është? Është regjimi i izolimit të kriminelëve mafiozë, që solli telashe për jo pak njerëz që e ngritën e ndërkohë mbrohen demonët, demonët. Ata që janë të dënuar nga Gjykata, jo të dyshuar nga policia, se juk nuk dini c’flisni. Janë të dënuar, jo të dyshuar. Janë njerëz që cohen në SPAK si të dënuar që posedojnë asete e pasuri që janë qartësisht produkt i dyshimtë. Nga vijnë këto pasuri e si mundet të arrihet në këtë absurd. Të konsiderohet kapje e shtetit fakti që akti normativ i imponon Ministrin e Brendshëm dhe institucioneve të drejtësisë, të ulen në tryezën e bashkërendimit të këtij operacioni.” – tha Rama.
Duke kujtuar në fjalën e tij “pazaret politike”, Rama tha se Meta po jeton sot në një moment si “o sot o kurrë”.
“Ilir Meta ka të gjitha arsyet që sot të jetojë në një moment si “o sot o kurrë”. Se sot vija ndarëse mes të shkuarës e të ardhmes po bëhet gjithmonë e më e pafshishme me pazaret politike kur vjen puna te drejtësia. Se sot gjykatës e prokurorë s’janë më garancia sic kanë qenë për 30 vjet, por janë gjithmonë e më shumë në hallin e tyre, sot është marrë një vendim ekstrem për ti dhënë një dërmë përfundimtare krimit të organizuar“, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij me tone të ashpra numr i një i qeverisë deklaroi nga foltroja e Kuvendit se dhe Italia e largoi mafien në të njëjtën mënyrë.
“Italia e zbythi mafien ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, këtu në 2020 çohen autoritetet publike e shtetërore si ai që rri në majë të piramidës e kërkon revolucione e ta konsiderojnë mëkat të qeverisë, një mëkat aq të madh sa jepet si prova kuptimplotë e përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri.
Po ashtu është në fakt, se të gjithë këta, unë s’mund të them se zotrote që fole përpara je i motivuar për të njëjtat arsye, jo se s’të njoh nga vjen por s’të kam parë asnjëherë të shfaqur në ndonjë lidhje direkte apo indirekte me këto subjekte, por shumë të tjerë kanë shumë arsye ta shojhin këtë si o sot o kurrë“, tha Rama.