Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se amnistria e pasurisë do të përfshijë qyetarët e thjeshtë duke përjashtuar këtu politikanët, gjyqtarët dhe familjarët e tyre. “Emigrantët nuk i kanë marrë paratë e skllavërisë që t’i fusin nëpër banka. Këtu nuk keni pasur një bankë private të sigurt dhe ata para që u bënë këtu fundosën në Wall Street-in e atij që ju e doni. Ai ju thoshte hajdeni, futuni tek Vehbiu. U bën Vehiu si Will Smith. Sot ku emigrantët çojnë para kalojnë nëpër disa procese kontrolli. Edhe kur blejnë shtëpi këtu i shkon kontrolli. Të gjithë përveç politikanëve gjyqtarëve, policëve dhe kriminelëve dhe familjarëve të tyre ne do i japim mundësi që t’i fusin paratë nëpër banka. Nëse nuk doni të përfundoni te goja e asaj vajës me syze dielli deklaro të ardhurat. Do hyjmë në rrjetin e kontrollit europian të të ardhurave. Shumë e thjeshtë. Do deklarosh, do paguash. Ne udhëheqim, do vazhdojmë të udhëheqim dhe bilancin do e bëjmë vitin që vjen”, tha Rama.
Aministia, Rama: Deklaroni të ardhurat, ndryshe ju lexon emrin vajza e OFL-së
AKTUALITET14:03 - 05/03/2020