Bardhi-Gjiknurit: “Çunat problematikë” do të mbajnë përgjegjësi. “Zgjedhoren” se doni ju

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur Damian Gjiknurit lidhur me propozimet për sistemin zgjedhor që prezantoi Lulzim Basha. Bardhi shprehet se PD do të bëjë propozime konkrete, përfshirë edhe ditën e hënë kur është mbledhja e radhës në Këshillin Politik. Ai ironizon duke thënë se për ”çunat problematikë” do të ketë një alternativë ku do të mbajnë përgjegjësi për çdo krim shtetëror dhe elektoral.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Edi Rama dhe Damian Gjiknuri kanë të drejtë që shqetësohen pse Lulzim Basha dhe opozita luftojnë për forcimin e demokracisë në vend, sundimin e ligjit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata janë krejt e kundërta e kësaj. Ata kanë ndërtuar shtetin privat, që dhunon qytetarët dhe pasuron e mbështet “çunat problematikë”.

Vizioni dhe alternativa jonë është për shqiptarët dhe jo për Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe, aq më pak, për “çunat e tyre problematikë”! Për këta kemi një tjetër alternativë: Zotimin se kushdo do të mbajë përgjegjësi për çdo krim shtetëror apo elektoral që kanë kryer në të shkuarën.

Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Rilindja, janë të VETMIT që nuk duan Reformë të vërtetë Zgjedhore. Ato janë të qartë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pandikuara nga “çunat problematikë” apo paratë e krimit dhe korrupsionit, sot do të ishin prapa hekurave dhe jo në qeverisje apo tryeza.

Ne do ta shëmbim modelin e shtetit privat të Edi Ramës dhe do të ndërtojmë një sistem që punon për njerëzit dhe i jep pushtet njerëzve.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të përmbylljes së Reformës Zgjedhore në afatin e përcaktuar. Për këtë kemi bërë propozime konkrete dhe do të vazhdojmë të bëjmë propozime konkrete, që garantojnë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, përfshirë edhe në takimin e rradhës së ditës së hënë.



Skip to toolbar