Koronavirusi, Manastirliu: Mund të shkojmë me disa qindra raste të personave te prekur

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se numri i të prekurve nga koronavirusi mund të shkojnë deri në qindra raste për një kohë të caktuar. Përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Manastirliu theksoi se autoritetet janë duke u bazuar tek algoritmet, që kanë përdorur dhe vende të tjera. 

“Ne presim që mund të shkojmë disa qindra raste. Por nuk ka një përllogaritje, përgjatë një kohe të caktuar. Ka një kohe që ndodh, ka disa skenarë. Ky algoritëm, kjo problematikë është. Janë realizuar në bazë të algoritmeve që i kanë kryer shtete e tjera. Ne jemi në skenarin 1, 2, 3, 4. Kemi identifikuar pacientin zero, kemi nisur me investigimin epidemiologjik. Më pas vijojmë me evidentimin e rasteve të reja. ka një probabilitet që mund të jenë rëndë, Kjo varet nga patologjitë. Është 3 % i 10 ose 15 atyre që kanë simptoma të rënda. 3 % e këtyre rasteve shkojnë në frymëmarrje artificiale. Zonja në fjalë është në frymëmarrje të drejtuar, është e intubuar.”, theksoi se Manastirliu. 

Po ashtu ministrja tregoi se në spitalin e Infektivit qëndrojnë 3 pacientë me COVIT-19, pacienti zero, babai i tij, si dhe një djalë i ri që kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano. Po ashtu ajo theksoi se është një 74-vjeçare, e cila është vendosur në izolim në spitalin e Durrësit dhe se është në intubim. 

“Nuk janë në karantinë, janë në spitalin infektiv. Karantina është një sistem që është sistem karantinë, që ofron; vetëkarantinimin dhe karantinat. Karantina përdoret për njerëz të shëndetshëm që mund të shpalosin në 2 javë koronavirusin. Nën mbikëqyrjen e mjekëve janë 3 pacientë. Pacienti zero dhe babai i tij dhe një qytetar që është kthyer nga Milano, ka bërë një vizitë 1 ditore. S’kanë probleme respiratore. Kemi një 74-vjeçare të izoluar në spitalin e Durrësit, që është vendosur në sistem respiratore. Është një histori udhëtimi. Ka mbivendosje të sëmundjeve. Aktualisht një ekip ekspertësh është duke studiuar nëse ajo do të mbahet atje në izolim, apo do të dërgohet në Tiranë përmes një autoambulancë. Konvaleshenca është konvaleshencë, njeriu i shëndetshëm pret aty; lahet, ushqehet dhe pret 14 ditë.



Skip to toolbar