Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur Koronavirusin, ose siç njihet në gjuhën mjekësore, COVID-19 një pandemi globale. Deklarata është bërë para pak minutash nga zyrtarët e OBSH-së me në krye Shefin Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sipas OBSH, virusi i ri i panjohur nga zyrtarët botërore të Shëndetit, është përhapur me shpejtësi me më shumë se 121,000 njerëz së fundmi nga Azia, në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.
“Në dy javët e kaluara numri i rasteve jashtë Kinës është rritur 13-fish dhe numri i vendeve të prekura është trefishuar,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus para gazetarëve në konferencë, i cili shtoi: “Në ditët dhe javët në vazhdim, pritet të kemi më shumë raste me të infektuar dhe vdekje”.
Tedros tha se disa vende kanë demonstruar aftësinë për të kontrolluar shpërthimin, ndërsa kritikoi udhëheqës të botërorë për dështimin për të vepruar shpejt ose me masa drastike të mjaftueshme për mos- përhapjen.
“Ne jemi të shqetësuar thellësisht si nga nivelet alarmante të përhapjes së virusit ashtu edhe nga nivelet alarmante të mosveprimit”.
Shpallja e një pandemie sjell pasoja të mëdha politike dhe ekonomike, sipas ekspertëve globalë të shëndetit.