Analisti Fatos Lubonja në karantinë: Nuk do dal nga shtëpia pa kaluar 14 ditë

AKTUALITET


Analisti Fatos Lubonja, i ardhur rreth një javë me parë nga Italia po qëndron në vetëizolim në banesën e tij. Në një lidhje telefonike me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story” në News 24, ai tha se ndjehej mirë, por se do të qëndronte 14 ditë në vetëizolim, ashtu siç i kërkohet të gjithë shqiptarëve që kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

“Unë desha të bëj një sqarim, se unë nuk jam në karantinë vullnetare, por në respekt të vendimit të marrë. Pra, siç e dini isha në studio te ju pasi kisha 4 ditë që kisha ardhur, por vija nga një zonë, Toskana zonë jo e kuqe në kohën kur isha unë. Megjithatë nuk do dal nga shtëpia pa kaluar 14 ditë”.

Lubonja tha ndër të tjera se përballë këtij virusi Shqipëria duhet të marrë masa të forta, pasi referuar edhe asaj çka po ndodh në Itali, edhe shqipëria mund të futet në kolaps.

“Duhet të ketë masa të forta se neve na fut në kolaps. Ai rasti i Durrësit më frikëson, nëse nuk merren masa. Durrësin mund ta shohim në karantinë fare”,- vijoi ai.



Skip to toolbar