Katër raste të reja janë konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në nëntë. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Të nderuar qytetarë, Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive. Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19”, ka shkruar ai.
Të premten u raportuan dy rastet e para në Klinë dhe Viti. Të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Të tri këto qytete kanë hyrë karantininë.