Actemra, Tamiflu dhe Aluvia janë tre ilaçet me të cilët po kurohen 20 pacientët tek Infektivi, kurë kjo e publikuar nga mjeku Tritan Kalo. Kalo ka publikuar disa foto të “heronjve” që janë në vijën e parë të luf tës me koronavirus, bashkangjitur së cilës ka publikuar edhe ilaçet që po përdorin në këtë betejë. Ai ka vënë theksin mbi të gjitha se nuk mungojnë asnjë nga mjetet e domosdoshme në spital, që nga veshjet deri tek ilaçet.
Postimi i Doktor Tritan Kalos
“….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë”, shkruan Kalo.