Pas Italisë, qeveria shqiptare ka vendosur të ndërpresë të gjitha udhëtimet ajrore edhe me Britaninë e Madhe, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Sic njofton ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, mësohet se fluturimet do të ndalohen nga dita e sotme në orën 23:59. Pas këtij orari asnjë avion nuk do të ngrihet më nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Britanisë së Madhe.