Rektori i Universitetit të Mjekësisë dhe koordinatori i vullnetarëve nga fusha e mjekësisë për koronavirusin ka theksuar se Task Forca ka bërë dy propozime lidhur me situatën.
Arben Gjata ka zbuluar se është propozuar që mjekët e familjes të merren me rastet e dyshuara, të trajnohen dhe të jenë ata që të vendosin nëse duhet çuar në spital apo i duhen bërë analizat.
Po ashtu ai thotë se veç 127-ës të vendoset dhe numri 0800 që të jetë i vendosur tek ambientet e konsultave të QSUT.
”Propozimi i Task Forcës ishte që meqenëse ka ngarkesë te 127 atëhere të trajnoheshin mjekët e familjes për Check- Up, dhe të vendoste nëse është rast për t’u transferuar në spital apo jo.
Në Itali e ka mbyllur brenda dy ditëve, jam duke ju thënë që mendohet që deri ditën e nesërme të bëhet trajnimi i mjekëve të ambulatorit primarit. Pra do dalë numri personal i doktorit të mjekut të familjes sikush e di kë ka mjek familje.
Ky është një propozim që doli sot. Është një propozim. Besoj që jemi në kohë aktualisht dhe të jemi në garë me kohën për të zgjidhur çdo situatë. Propozimi tjetër është një numër me 0800 Ministria dhe të instalohej tek ambientet e konsultave të QSUT dhe ata që nuk janë të sigurt t’I binin 0800.
Minimalisht për një javë unë kam propozuar që përveç eksperiencës që kishte Milano, të hapeshin dhe numra të tjerë në dispozicion por vendimmarrja bëhet në Komitetin përkatës.”- tha Arben Gjata.