Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me masat e marra në luftën ndaj koronavirusit. Përmes një postimi në “Facebook”, ai i drejtohet bizneseve duke theksuar se të enjten qeveria do të ketë gati planin për kompensimin e pagave dhe garancinë financiare.
Postimi i Edi Ramës
JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM SEPSE TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!
NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!
DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!