Ka shkuar në 19 i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të martën në mbrëmje janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për COVID-19.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se dy rastet e reja janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, një 54-vjeçar dhe një 49-vjeçare.