Kriza pas Koronës: Guvernatori Sejko sonte në “Real Story”

AKTUALITET


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, do të jetë sonte i ftuar në emisionin “Real Story” në orën 21:00 në News 24 përballë gazetarit Sokol Balla. Një ditë pasi ai së bashku me Kryeministrin Edi Rama firmosën urdhrin drejtuar bankave të nivelit të dytë për shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive për qytetarët, sërish ka shumë pikëpyetje. Shtyrja e kësteve të kredive për 3 muaj, është vetëm një nga çështjet, ndoshta ajo që prek direkt qytetarët, por në kushtet e sotme, ku Kryeministri Edi Rama dhe shumë lidër botëror, deklarojnë se “jemi në luftë”, sa do të ndikojë koronavirusi në ekonominë shqiptare? Ekonomi e cila ende nuk është rimëkëmbur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edi Rama deklaroi se të enjtën Qeveria do të bëjë publik planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara për bizneset. Por sa realist pritet të jetë ky plan dhe sa pritet të ndihmojë bizneset? Sa efikase kanë qenë masat e marra deri më tani nga Qeveria për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit dhe sa kanë ndikuar ato në bizneset në vend? Si efikase mund të jenë propozimet e Opozitës?

Guvernatori Sejko do t’i përgjigjet të gjitha këtyre pyetjeve por dhe shumë të tjerave



Skip to toolbar