Rama-Bashës: Plani 7×7=42 u zgjua me rritje shifrash

AKTUALITET


ryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi sot akuzave paralajmëruese të kryeopozitarit Basha lidhur me 52 milionë euro tendera dhe pagesa që qeveria sipas liderit të PD ka dhënë në këto dy javë.

Rama shprehet se sot Basha, duke i kujtuar dhe ”gafën” 7×7=42 është zgjuar sot me rritje shifrash dhe deri kur të mbarojë lufta do i çojë në nivelin e një vendi të G7-ës. Po ashtu Rama shprehet se aktorëve të Portokallisë po i bëhet konkurrencë e pandershme nga lideri opozitar.

STATUSI I EDI RAMËS

Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!



Skip to toolbar