Basha i përgjigjet Ramës: Mos më sulmo mua, por jep urgjent 120 milionë euro

AKTUALITET


Kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama, i cili e ironizoi për propozimet e bëra për përballimin e pagesave të personave të izoluar për shkak të koronavirusit.

Basha i quan sulme ndaj oppozitës si mburojë ndaj vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve.

“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë menjëherë 120 milionë eurot e PPP-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit”, shkruan Basha.



Skip to toolbar