Manastirliu: Edhe pacienti “0” është negativ, 3 të shëruar kthehen në shtëpi

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka dhënë lajmin e mirë se “pacienti zero” ka dal negativ në testin e bërë. Ndërkaq lajmi është konfirmuar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në “Facebook”. Ajo shton se 3 persona të shëruar, tashmë do të kthehen në shtëpi.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:

Një tjetër lajm i mirë

Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ. Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi.

Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të Infektivit



Skip to toolbar