Ekspertë të mjekësisë, të ftuar në emisionin “Real Story” folën situatën për shkak të koronavirusit.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Andi Koraqi deklaroi se duhet që të presim deri nga mesi i prillit me shumë mundësi, që të shohim se cfarë kurbe do ketë virusi vdekjeprurës.
“Diku tek mesi i prillit besoj se do të shikohet më mirë. Në atë kohë mund ta kemi më të saktë se cfarë kurbe kemi për rastet e koronavirusit. Prandaj, na duhet të presim edhe për pak kohë”, tha Koraqi.
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi tha se është shpejt për të folur për ndonjë kurbë ngritëse dhe për të parë sesi shkon kjo kurbë, do të na duhet pak kohë që ta mësojmë.
“Në Kinë investiguan rastin dhe kontaktet. Është shpejt për të folur për kurbë ngritëse. Ne nuk mund të presim që pas 14 ditësh të mbyllet gjithcka. Pasi të kalojë një 2 javësh ose një muaj ne do jemi më të sigurt për të parë se cfarë efekti do kemi. Nga skenari kinez dimë që masat ishin drakoniane, deri në izolim total të njerëzve, ndoshta edhe jodemokratikisht dhe në fund thuajse ra. Edhe modeli Korean është një mbyllje thuajse totale”, deklaroi mjeku Harxhi.