Covid-19, Gjonaj: Rreth 600 të burgosur do vetëkarantinohen në shtëpi

AKTUALITET


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, informon për aktin normativ për çuarjen në shtëpi për 3 muaj të 600 të dënuarve, në zbatim të planit të luftës kundër koronavirusit.

Gjonaj bëri publike masat e marra në burgje për situatën ndaj COVID-19, ku më kryesorja veç shtimit të kushtete për higjienën janë anuluar edhe takimet me familjarët, të cilat bëhen online.

Ministrja Gjonaj tha se deri më tani nuk ka asnjë të burgosur të prekur me COVID-19, por se në institucionet janë në gatishmëri për çdo situatë.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi aktin normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë personat që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim.

Po ashtu, edhe ata që u ka mbetur deri në 5 vjet burgim por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike të vërtetuar me dokumente shëndetësore përkatëse.

“Këto kategori përfitojnë vetëm nëse nuk janë dënuar për krime të rënda, banda të armatosura, organizata terroriste, të cilat përfshihen si kriter ndalues në këtë akt normativ”, tha Gjonaj.

Të gjithë të dënuarit që përfitojnë duhet t’i nënshtrohen rregullave ligjore strikte, ashtu si dhe pëlqimin e familjarëve të tyre për të qëndruar në të njëjtën banesë gjatë qëndrimit të përkohshëm të tyre.

Rreth 600 është numri total i të dënuarve që pritet të lënë qelitë si përfitues nga ky akt normativ, që merr fuqi prej ditës së sotme

🔴 MINISTRJA E DREJTËSISË, ETILDA GJONAJ, INFORMON PËR AKTIN NORMATIV PËR ÇUARJEN NË SHTËPI PËR 3 MUAJ TË 600 TË DËNUARVE, NË ZBATIM TË PLANIT TË LUFTËS KUNDËR CORONAVIRUSIT

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 24. März 2020


Skip to toolbar