Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ dimplomatja amerikane theksoi se ky vendim i BE tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.
Mes të tjerash ajo theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin në BE.
“Vendimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë pasqyron punën e madhe të qeverisë dhe popullit shqiptar. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për arritjen e anëtarësimit. Urime dhe suksese!” – shkruan Kim.