Drejtoresha e ISHP Fico: Jemi në një betejë, teste për cdo rast të dyshuar

AKTUALITET


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se humbjet e jetëve për mjekët dhembin një nga një.

Ajo tha se të gjithë ata që thonë se “mjekët nuk e kanë problem se vdesin njerëz”, e kanë gabim. Fico u shpreh se mjekët në këta kohë janë në një betejë, kurse shtoi se janë bërë teste për cdo rast të dyshuar.

“Kur e sheh hartën e Shqipërisë me rastet, më shumë ka në Shqipërinë Perëndimore. Ne shumicën e rasteve e kemi në vende ku ka dendësi më të madhe. Për shembull Tirana ka dendësi më të madhe. Po ashtu, Tirana ka më shumë konktakte. Këto janë shifra në 26 ditë. Ne po punojmë në mbarë Shqipërinë, nga veriu në jug. Ne operojmë kudo njësoj, rastet e dyshuara testohen dhe testohen edhe kontaktet.

Të gjithë ata që vijnë nga Italia a jashtë shtetit, sidomos në zona të prekura, duhet të vetë-karantinizohen. Grup-mosha më e prekur është nga mosha 55- 64 vjec, ndërsa numri i vdekjeve më shumë është mbi 65 vjec. Shërueshmëria më e madhe është në moshë rinore. Humbjet e vdekjeve dhemben një nga një. Sepse kam dëgjuar që thonë se ju mjekët jeni mësuar. Jo jo, vdekjet dhembin”, tha Fico.

Albana Fico theksoi se mjekët në këtë vend janë në një betejë, kurse shtoi se ka linearitet të rasteve nga dita në ditë.

Kjo situatë që ndodhemi mund ta quaj betejë. Në fillimet e veta ka pak shifra dhe vështirë të dediktosh ato. Ne kemi qenë të kujdeshëm të dokumentojmë procesin. Kjo sepse është e rëndësishme që në fund të kuptohet fenomeni. Mendoj se duhet kuptuar kjo situatë, që është masë preventive. Përditë dëgjojmë raste të të infekuarve dhe fatkeqësisht viktimave. Në mars u ballafaquam me importim. Shikojmë se ka linearitet të rasteve nga dita në ditë. Kemi më tepër raste pozitive sesa kontakte për numër rastesh. Sot kemi më pak raste kontaktesh, por raste pozitive”, u shpreh Fico.



Skip to toolbar