Nga Eduard Zaloshnja
Mbrëmë u regjistrua vdekja e 20-të nga COVID-19 në Shqipëri – ishte një e moshur që ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës, në pamundësi për t’u transportuar në Tiranë.
Po si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera për vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë?
Deri më sot, ne kemi 7 vdekje për milion banorë. Rekordin deri më sot në botë e ka San Marino, që është në kuotën 943, e ndjekur nga Spanja me 266 dhe Italia me 254 (shihni tabelën shoqëruese, ku Kina nuk renditet në top-10 listën e vdekjeve për milion banorë deri më sot, por që dyshohet se nuk ka raportuar numrin real të vdekjeve nga COVID-19).
Ndërkohë, në Ballkan rekordin e mban Sllovenia me 13 vdekje për milion banorë, pasuar nga Maqedonia dhe Rumania, me 8 vdekje për milion banorë, të ndjekura nga Greqia dhe Shqipëria me 7 vdekje për milionë banorë.