Ndryshimet në Kodin Penal, Vasjari: Janë nene normale edhe në perëndim. Lubonja: Ligjet kanë një problem

AKTUALITET


Analistët Arjan Vasjari dhe Fatos Lubonja, të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” ndanë mendimet e tyre për ndryshimet në Kodin Penal, ku parashihen dënime edhe me burg, për ata persona që nuk respektojnë kushtet e karantinës.

Vasjari tha se i duken nene normale, pasi edhe në perëndim, dikush dënohet nëse përhap sëmundjen, ndërsa Lubonja u shpreh se ligjet në fjalë kanë një problem, pasi dënojnjë njësoj si atë që ka dijeni se është i sëmurë me Covid-19 dhe e përhap e atë që nuk ka dijeni për këtë fakt dhe përhap virusin.

Arjan Vasjari: Cfarë janë këto dy përforcime? Këta janë përpjekje për të rritur sigurinë e shoqërisë. Neni 89/b e përhapjes të sëmundjes infektive thotë se përhapja me dashje e koronavirusit kur është diagnostikuar dikush dhe e shpërndan në mënyrë të ndërgjegjshme, dënohet me vite burg.

Shkoi në parlament, u reflektua kur u pa se mund të dënohesh deri 15 vjet burg, dhe ata panë se nuk ishte normale. Unë them nuk janë dënime të ashpra. Në Itali ka pasur një rast, ku një individ i infektuar pështyu mjekun. Nëse e bën me dashje, kjo është vrasje. Në Teksas dikush u dënua 36 vjet pse infektoi me AIDS të tjerë. Këto nene janë normale.

Fatos Lubonja: U sollën shembull këtu sikur mendja e sëmurë e bënka këtë në situatë të Covid-19. Jo, mendja e sëmurë e bën edhe në situatë normale, e con sëmundjen e tij për aryse të tij psikike. Neni 242 është me mjaft kontradikta. Ky ligj nuk ka proporcionalitet. Kjo sepse nuk përcaktohet, mund të jetë i infektuar dhe nuk mund të jetë i tillë. Nuk mund të jetë njësoj që një njeri që e di që është i infektuar del dhe sëmur e një njeri që del e nuk e di që është i infktuar e sëmur të tjerët. Nuk janë njësoj.



Skip to toolbar