Britania e Madhe regjistron 778 të vdekur në 24 orë, mbi 17 mijë në total

AKTUALITET


Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë 778 persona nga koronavirusi, duke e çuar në 17 287 të vdekur në total.

Kjo është një rritje e madhe krahasuar me një ditë më parë ku numri i të vdekurve nga virusi i tmerrshëm ishte 429, pra 349 më shumë.
Edhe numri i të infektuarve është rritur duke shkuar 127 mijë persona. 

Nderkohe ditën e djeshme kryeministri Boris Johnson u shpreh se është mjaft i shqetësuar për një rikthim të dytë të mundshëm të virusit në Britaninë e Madhe.

Ai ka shprehur kujdesin maksimal përballë heqjes së masave të bllokimit në Britaninë e Madhe. Boris Johnson ditën e premte foli në lidhje me ‘lockdown’ me Dominic Raab. i cili që kur kryeministri u infektua me koronavirus kryen detyrat e tij.

Kujtojmë që në botë janë 2 504 811 të infektuar me koronavirus, nga ku mbi 170 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë dhe 659 614 janë shëruar.



Skip to toolbar