Kryeministri Boris Jonson është rikthyer sot në punë pas një mungese 3 javove për shkak të infektimit me koronavirus. Ditën e sotme ai ka mbajtur fjalimin e tij të parë pas shërimit nga koronavirusi.
“Koronavirusi është një agresor i papritur dhe i padukshëm në sulmin e tij fizik, siç mund t’ju them nga përvoja ime personale”- ka thënë për kombit të tij nga Downing Street.
Ai vazhdoi më tej duke thënë se edhe pse britanikët kanë filluar “të rrëzojnë” virusin duke respektuar rregullat e “bllokimit”, nevojitet shumë kujdes pasi një fazë e dytë do të ishte një katastrofë si në njerëz dhe në ekonomi.
Gjatë kohës që Johnson ka qenë në spital, është zëvendësuar nga ministri i Jashtëm Dominic Raab. Kreu i qeverisë britanike u trajtua në spitalin St Thomas ‘në jug të Londrës.
Johnson ka dalë pozitiv në testin e Covid-19, më datë 27 mars, por vazhdoi të punojë, edhe ndërsa ishte në izolim. Më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe u shtua në spital.
Ai qëndroi 3 net në terapi intensive por fatmirësisht u shërua dhe më 12 prill la spitalin. Ai gjatë kësaj kohe ka qenDruar ne shtëpi duke u repuperuar. Kujtojmë që deri tani Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 20 000 viktima nga COVID-19.