Japonia ndalon hyrjen e shtetasve edhe nga 14 vende të tjera, 87 gjithsej

AKTUALITET


Japonia ndaloi hyrjen e shtetasve nga 14 vende të tjera, duke përfshirë Rusinë dhe Arabinë Saudite, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, deklaroi kryeministri japonez, Shinzo Abe. “Masat do të hyjnë në fuqi të mërkurën”, shtoi Abe.

Masa ndalon edhe 14 kombe shtesë për të hyrë në Japoni, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve dhe territoreve të ndaluara në 87.
Kina, SHBA-ja dhe e gjithë Europa janë të kufizuara nga hyrja në Japoni.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi paralajmëroi qytetarët japonezë të mos udhëtojnë drejt 14 vendeve të ndaluara, duke e ngritur alarmin e udhëtimit në nivelin e dytë më të lartë.



Skip to toolbar