Teksa e gjithë bota po lufton prej muajsh me virusin e padukshëm COVID-19, në Kosovë po zhvillohet paralelisht një tjetër luftë e ashpër. Bëhet fjalë për luftën politike, e cila është futur në qorrsokak, që pas rrëzimit të Albin Kurtit, një muaj pasi u bë kryeministër i Kosovës.
Ndërkohë, ditën e sotme u dhanë sinjale se mund të zgjidhet ngërçi politik, që shteti të përqendrohet totalisht te kriza korona. Ishte ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që tha se është arritur marrëveshja me LDK-në e Isa Mustafës dhe se është bërë ndarja e ministrive, dhe se tashmë pritet ngritja e qeverisë së re.
Por, se kur do ta ketë Kosova gati qeverinë e re, kush do ta drejtojë atë dhe nga kush do të përbëhet kabineti qeveritar, nuk ka ende informacione.
Megjithatë, për të zbardhur më shumë detaje mbi prapaskenat e marrëveshjes politike mes AAK dhe LDK, por edhe mbi qeverinë e re, ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të flasë mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.
Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni emisionin në orën 21:00.