SHBA, klienti vret policin e sigurisë në market pas një sherri për vendosjen e maskës mbrojtëse kundër COVID 19

AKTUALITET


Krim i rëndë në Michigan. Një roje e sigurisë i tha klientit që të vendoste maskën përpara se të hynte në dyqan dhe ky i fundit i është kthyer duke e qëlluar me plumb në kokë.

Calvin Munerylan, 43 vjeç, vdiq në spital. Nënkoloneli i Policisë së Shtetit në Michigan, David Kaiser sqaroi se ai ishte qëlluar me plumb në kokë.

Sipas burimeve policore tre anëtarë të një familjeje akuzohen për vrasjen e një roje sigurie.

Ramonyea Travon Bishop, 23 vjeç, Larry Edward Teague, 44 vjeç dhe Sharmel Lashe Teague, 45 vjeç akuzohen për vrasje me paramendim.

“Nga të gjitha indikacionet, Munerlyan thjesht po bënte punën e tij duke zbatuar urdhrin e Guvernatorit për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve në dyqan.”

Si fillim, roja i sigurisë ka debatuar me Sharmel Lashe Teague pasi tha se duhet të vinte një maskë. Ajo nisi të bërtiste. Për shkak të debatit, roja kërkoi nga kasierët që të mos i shërbenin.

Pamjet tregojnë se gruaja u largua, por 20 minuta më vonë u kthyen dy burra. Njëri prej tyre i bërtiti 43-vjeçarit se nuk kishte respektuar gruan e tij, ndërsa tjetri dyshohet se e qëlloi.



Skip to toolbar