Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka uruar 3 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë që kanë filluar me punën nga dita e djeshme ku shpallën dhe vendimet e para.
Kim thotë se këta gjyqtarë po tregojnë vendosmëri për të ofruar drejtësi efektive kurse funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësore për Reformën në Drejtësi.
STATUSI NGA YURI KIM
Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.
Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi. https://t.co/uzYgKoda6Q
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 8, 2020
Por cilat ishin tre vendimet e para të Kolegjit Administrativ të kësaj gjykate, qe kanë zgjidhur tre çeshtje të rëndësishme?
1. Ka zhbllokuar vendimmarrjen e mëparshme me 5 gjyqtarë, që merrte dhoma e këshillimit, ndërkohë që sipas ligjit duhej të merrej me 3 gjyqtarë.
2. Ka orientuar palët që të ndalin hovin e madh të kërkesave të paarsyetuara për pezullimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë.
3. Ka vendosur gjobitjen e palëve që bëjnë kërkesa abuzive.