Në Wuhan, pas më shumë se një muaj regjistrohet rasti i parë i infektuar me koronavirus

AKTUALITET


Rikthehet koronavirusi në Wuhan, epiqendra epandemisë së COVID-19 e cila deri më tani ka vrarë rreth 280 njerëz në të gjithë botën.

Autoritetet lokale kanë zbuluar rastin e parë të infektuar me koronavirus, gjë që nuk ndodhte që prej 4 prillit. Lajmi është dhënë nga Komisioni i Shëndetit në qytet, shkruan Cnn.

Ajo raportojnë se personi prekur me koronavirus është në gjende kritike për jetën. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë raportoi 14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra më e lartë në vend kjo që prej datës 28 prill.

Zona me më shumë të infektuar të rinj ishte ajo e Shulan, ku 11 persona rezultuan pozitivë në testin e Covid-19.Në Wuhan koronavirusi ka infektuar 50 334 persona, nga të cilët 3869 kanë gjetur vdekjen.



Skip to toolbar