Kreu i “Zgjidhja”, Koco Kokëdhima, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, u shpreh se legalizimi i kultivimit të kanabisit medicinal është mëse i nevojshëm në një vend si Shqipëria. Ai madje është i mendimit se duke legalizuar tregun, luftohen edhe trafikantët.
“Këtu po diskutojmë për breza të tërë, për shanse që i mohohen apo i njihen brezave që do vijnëq. Ne të rinjtë e të reja i shkatërrojmë duke i burgosur për hashash. Me qartësi të plotë ne duhet ta ndërtojmë këtë ekonomi, por duhet ta bëjmë të suksesshme, të bëhemi pjesë e ekonomisë europiane të kanabisut edhe të kanabisit kreativ. Ekonomia legale është një nga armët më të mëdha për ekonomitë jolegale. Është një energji e sinqetë për të luftuar ekonominë jolegale. Ky projekt ndikon për mirë, ndikon pozitivisht”,- tha ai.
Kokëdhima tha ndër të tjera se, “Politikat ndaj marijuanës deri më sot i ka diktuar mafia e marijuanës, e cila është e kokolepsur me elitën tonë politike. Në këtë kohë ne duhet të shohim interest afatgjata të popullit shqiptar. Ekonomi legale nuk nënkupton mbjellje massive, por një proces të kontrolluar, 1 kompani e kontrolluar ka projekte 1 mld, që të ftosh kompani të tilla, qeveria duhet të ndajë rrugën me mafien e marijuanës”.