Protesta ‘test’ e Lëvizjes Vetëvendosje në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë ka përfunduar. Kjo protestë nisi duke zbatuar rregullat e distancimit fizik ndërsa njerëzit e pranishëm shpalosën banerin me moto “Duam Zgjedhje”.
Kjo protestë organizohet në një kohë që pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë.
Nga ballkoni i kryeministrisë kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përshëndetur pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga partia që ai drejton.
Gjesti i Kurtit është pritur me duartrokitje nga protestuesit. Protesta në fjalë është organizuar në shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Kushtetuese.