Ka ndërruar jetë pas betejës me një sëmundje të rëndë futbollisti i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari.
Ekipi i Skënderbeut, për të mbledhur fonde për kurimin e sëmundjes së Dorian Tahirllarit, vendosi që fitimet nga biletat e një ndeshjeje t’i vinte në dispozicion të tij.
Por, i riu, edhe pas operacionit nuk ka arritur ta mposhtë sëmundjen.