Nesër Albini ikën në shtëpi

AKTUALITET


Nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë së re, në krye me Avdullah Hotin.

Lajmin e konfirmoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të Lidhje Demokratike kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, është shprehur Gashi.

Sipas Gashit, LDK-ja i ka të gjitha votat të konfirmuara.

“Ne jemi të bindur se i kemi votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, ne jemi të bindur që nuk do të dështojë dhe jemi të bindur se nesër do të kemi qeveri”, ka thënë ai.

Për çështjen e Nismës dhe emrave të mundur të ministrave, Gashi s’ka dashur të komentojë.

Vendimi i kryesisë vjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, me tu publikuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, iu drejtua Kuvendit me kërkesë për seancë.

Pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, LDK-ja ka arritur koalicion të bashkëqeverisjes më Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.



Skip to toolbar