Konsultat për ‘Zgjedhoren’, Kim mbledh në rezidencë “Katërshen Serioze”

AKTUALITET


Të katër anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë mbledhur sërish në rezidencën e ambasadores Yuri Kim.

Pas konsultave për rreth 1 orë të Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit në selinë blu ata janë zhvendosur sërish në rezidencën e Yuri Kim për të vijuar diskutimet para nisjes së mbledhjes së Këshillit Politik për Zgjedhoren që pritet të nis në orën 17:00.

Në takim janë edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchard, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori Britanisë Duncan Norman.



Skip to toolbar