Nis seanca për votimin e qeverisë në Kosovë. VV bojkoton. Hoti: Nuk lejoj shkëmbimin e territoreve

AKTUALITET


Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 11:00 ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdulla Hoti. Por Vetëvendosja e ka bojkotuar këtë seancë.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdullah Hoti pasi ka prezantuar programin qeverisës dhe përbërjen e tij, ka premtuar se me të në krye të qeverisë nuk do të ketë shkëmbim territoresh.

Ai tha se prioritet dialogu i udhëhequr nga BE dhe SHBA por territoret nuk preken dhe ai nuk do e lejojë një plan apo projekt për shkëmbim me Serbinë.

“Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit”, tha Hoti.



Skip to toolbar