Murrizi flet pas takimit me ambasadoren Kim: I thashë, s’e votojmë “Zgjedhoren”, kemi 3 kushte

AKTUALITET


Në përfundim të takimit me ambasadorët e SHBA-BE-së, Myslim Murrizi deklaroi se vota e tyre në Kuvend do të jetë kundër kësaj marrëveshje, pasi nuk janë plotësuar tre kushtet e tyre. Murrizi tha se takimi me ambasadoren e SHBA-së ishte miqësor.

Deputeti demokrat u shpreh se ambasadores i bënë të ditur qëndrimin e tyre se reformën zgjedhore nuk do ta votojnë pa u plotësuar tre kushtet e tyre.

Një takim miqësor ku në emër të tre grupeve shprehëm qartë votën tonë kundër të pazarit të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet.

U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Kërkojmë listat e hapura ndryshme nuk votojmë. Nuk e mora vesh se cfarë kërkoi. Nuk u lamë hapësirë kërkesave të saj. Qëndrimi ynë është i palëkundur, nuk kërkojmë asgjë vec asaj që kemi kërkuar; administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votën e emigrantëve” tha Murrizi.



Skip to toolbar