Ditëve të fundit rastet e të infektuarve me koronavirus kanë ardhur në rritje, duke shënuar të prekur edhe në zona, ku më parë nuk kishte.
Edhe Bashkia e Durrësit rezulton tashmë “e infektuar”.
Një punonjëse e bashkisë së këtij qyteti ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Kjo ka bërë që të mbyllen dyert për qytetarët, dhe konkretisht zyra e protokollit.
Bëhet me dije se një numër i madh punonjësish janë karantinuar, ndërkohë që iu janë nënshtruar testimeve.