Orët e fundit shënuan rekord infektimesh me koronavirus, plot 69 raste të reja nga 319 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit Tirana pati 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve dy personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të shtruar në spital është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana.
Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është
Tiranë 249;
Shkodër 68;
Krujë 63;
Kamëz 27;
Durrës 25;
Vlorë 21;
Lushnje 13;
Pukë 11
Elbasan 6.